Naftëtarët e Ballshit përplasen me Ruçin e Finon

Naftëtarët e Ballshit përplasen me Ruçin e Finon

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit po protestojnë sot përpara prefekturës së Fierit, ku ndodhet kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Protestuesit vendosën të protestojnë sot si një mundësi për tu takuar me Gramoz Ruçin dhe për t’i shprehur atij shqetësimet e tyre. Gramoz Ruçi bashkë me deputetin Bashkim Fino ndodhen sot në Fier për të marrë pjesë në takimin për zgjedhjen e kandidatëve për asamblenë kombëtare të PS-së në qarkun Fier.

Punonjësit shprehen se nuk kanë marrë rrogat e pesë muajve të fundit dhe se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministria për ankesat e tyre kundrejt kompanisë që menaxhon rafinerinë.

Në përpjekje për të takuar Ruçin, protestuesit u përplasën me deputetin Fino, i cili refuzoi t’i dëgjonte.

“Ne donim t’i shprehnim shqetësimin tonë, por ai na tha jam deputet i Lushnjes.

Nuk mund të na dëgjonte dy fjalë?! U kemi dhënë gjithmonë votën por nuk na kanë ndihmuar asnjëherë. Ne kërkojmë të drejtat tona, kemi 5 muaj pa marrë pagën. Gjendja jonë ekonomike është shumë e keqe”,u shpreh njëri prej protestuesve.

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin përgjigje nga shteti për shqetësimet e tyre, do të nisin grevën e urisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>