Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë protestën

Nga Exit News
Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë protestën

Naftëtarët në rafinerinë e Ballshit po protestojnë, për të dytën ditë radhazi, përpara uzinës.  Një prej protestuesve deklaroi për Report Tv se protestat do të vazhdojnë deri sa Kryeministri të zgjidhë problemin.

Në protestën e së hënës, naftëtarët u përplasën me policinë, e cila rrethoi uzinën dhe nuk i lejojë naftëtarët që të futen brenda.

Të premten, naftëtarët lajmëruan se i kishin lënë afat deri në 14 shtator kompanisë ‘Allun’, që menaxhon rafinerinë, për të paguar pagat e prapambetura dhe për të rinisur punën.

Në një protestë të premten, naftëtarët u shprehen se të hënën, 14 shtator rinis mësimi dhe ata nuk munden të paguajnë shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tyre, pasi prej 10 muajsh nuk marrin asnjë pagë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se përfaqësuesit e kompanisë janë zhdukur, megjithsë një javë më parë ata premtuan se do të nënshkruanin kontratat e reja të punës dhe do të paguanin pagat e prapambetura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>