Naftëtarët e Fierit presin me protestë kryeministrin Rama

Nga Exit News
Naftëtarët e Fierit presin me protestë kryeministrin Rama

Naftëtarët e rafinerisë në Fier kanë pritur me protesta kryeministrin Rama, i cili vizitoi punimet për ndërtimin e shëtitores përgjatë lumit Gjanica.

Naftëtarët thanë se janë gënjyer nga qeverie, e cila i ka premtuar pagën e luftës, por ende nuk ia ka dhënë.

“Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjeri. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme”, tha njëri prej naftëtarëve.

Naftëtarët kanë thirrur në kor ‘Rama ik’, ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre.

Edhe pse në kohë pandemie, naftëtarët paralajmëruan se do t’i rikthehen grevës së urisë nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Në uzinën e Ballshit, janë rreth 800 punonjës të cilët prej janarit kanë mbetur të papunë për shkak të bllokimit të punës në rafineri.

te shoqeruar
Fier, policia shoqëron një prej protestuesve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>