Naftëtarët kërkojnë ngritjen e një grupi negociator me Ramën

Nga Exit News
Naftëtarët kërkojnë ngritjen e një grupi negociator me Ramën

Gratë naftëtare i kanë propozuar Kryeministrit Rama ngritjen e një grupi negociator për të biseduar.

Në një mesazh për Kryeministrin, gratë naftëtare, të cilat ndodhen në ditën e 8-të të grevës, kërkuan vetëm pagat që kanë fituar me gjyq.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën”, tha njëra prej grevistëve.

Të mërkurën, Kryeministri i kërkoi grevistëve të dalin nga greva ndërsa, ata nuk pranuan pa plotësimin e kushteve. Naftëtarët kërkojnë pagat e papaguara për vitin 2016 deri në vitin 2018.

Në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë”, mbi grevën e naftëtarëve prej 18 ditësh, gazertarja Ola Xama u shpreh se institucionet shtetërore kanë lejuar situatën e krijuar tani me naftëtarët.

“Punëtorët kanë fituar të drejtën e marrjes së pagave me Gjykatë, dhe ka shkuar përmbaruesi të regjistrojë sekuestron dhe kryeregjistruesi i Mallakastrës nuk e kanë regjistruar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>