Naftëtaret në grevë apel për ndihmë grave deputete dhe ambasadore

Nga Exit News
Naftëtaret në grevë apel për ndihmë grave deputete dhe ambasadore

Teksa gjendja shëndetësore rëndohet, gratë naftëtarë në grevën e urisë i kanë bërë thirrje të gjitha grave deputete në parlament dhe grave ambasadore që të solidarizohen me problemin e tyre dhe të reagojnë.

Një prej zonjave, me probleme serioze me shëndetin, u shpreh:

“Nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga spitali dhe nuk pres ndihmë prej tyre. Sot jam me një dhimbje të madhe. Ju bëj thirrje të gjitha grave dhe zonjave në parlament, ambasadore Yuri Kim, ambasadores suedeze. Bëj thirrje të dalim nga kjo dhomë skëterrë, kërkesat i kemi thënë të gjitha.”

Gratë naftëtarë shprehen të vendosura për të vazhduar grevën pavarësisht problemeve me shëndetin.

“Mjekët nuk kanë ardhur, kemi ndihmuar njëra-tjetrën. Kemi rezistuar që të reagojnë instancat, Nuk e di çfarë duan më nga ne?! Ne kemi bërë punën, i kemi respektuar ata që janë lart, edhe ata të na respektojnë neve tani,” u shpreh një prej grave.

Prej pesë ditësh 10 gra naftëtarë zëvendesuan naftëtarët që ndenjën në grevë urie për 18 ditë.

Pavarësisht sakrificës së tyre, asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar deri tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>