Naftëtaret në grevë: Qeveritarët mbushën xhepat me djersën tonë

Nga Exit News
Naftëtaret në grevë: Qeveritarët mbushën xhepat me djersën tonë

Ish-deputetet demokrate Dhurata Çupi dhe Oriola Pampuri kanë vizituar, të dielën, gratë naftëtare që prej disa ditësh janë në grevë urie, në kërkim të pagave të prapambetura.

Naftëtarët akuzuar qeverinë Rama, e veçanërisht ministrin Arben Ahmetaj se ‘ka mbushur xhepat me djersën e tyre’.

Një prej naftëtarëve tha se gjatë qeverisë së Berishës, Erion Braçe bërtiste ‘ku shkon ari i zi?’ ndërsa sot nuk flet dhe nuk e ngre zërin për të pyetur se pse naftëtarët nuk marrin rrogat për punën e bërë.

Të revoltuara, ato i bënë thirrje ministers Balluku që t’i vizitojë dhe të njihet me shqetësimet e tyre.

Në kushte të rënduara shëndetësore, gratë shprehen të vendosura për të vazhduar grevën deri në marrjen e pagave:

“Sikur dhe të vdes, unë dua të më plotësohen dy kërkesat: të marr pagat e prapambetura dhe të rifilloj punën, se kjo nuk është ndërmarrje e dështuar.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>