Naftëtarët e Ballshit nuk e pranuan ftesën e Kryeministrit Rama për të dalë nga greva. Ata u shprehën se do të dalin nga greva vetëm kur t’i paguhen pagat e prapambetura.
“Ne nga greva nuk dalim. Kushdo që të vijë këtu, rrugën e ka të hapur. U bëj thirrje të gjithëve, ne nga greva nuk dalim. Nuk bëjmë presione, duam pagat. Kur të shoh që fëmija im do vejë të blejë bukën, unë e ndërpres grevën urgjentisht,” tha njëri prej tyre.
Ndërsa një grevist tjetër u shpreh se:
“Verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”.