Naftëtarët të dëshpëruar rinisin protestën: 9 muaj pa asnjë pagesë, jemi të rrënuar

Nga Exit News
Naftëtarët të dëshpëruar rinisin protestën: 9 muaj pa asnjë pagesë, jemi të rrënuar

Naftëtarët e Ballshit kanë rinisur, të premten, protestat para rafinerisë, në kërkim të pagave të prapambetura.

Rreth 900 naftëtarë paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse kompania menaxhuese nuk paguan rrogat e prapambetura, siç ka premtuar.

Një prej naftëtarëve u shpreh:

Kemi 9 muaj që jemi në rrugë. Naftëtarët e qytetit të Ballshit nuk kanë asnjë zgjidhje ekonomike. Janë rreth 900 naftëtarë (familje) që ndodhen në këtë situatë.”

Naftëtarët paralajmëruan se në rast se kompania nuk përgjigjet dhe qeveria nuk ndërhyn për të zgjidhur situatën, ata mund t’i rikthehen grevave të urisë:

“Të shkojmë të vendosemi brenda në uzinë, të shohim nëse do vijë shteti apo jo. Ne jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidhin gjë.Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagimin.”

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj deklaroi se sindikatë do të nisë punën dhe në mënyrë ligjore për të fituar të drejtën për naftëtarët: marrjen e pagave të prapambetura për punën e bërë gjithë këto muaj.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën dhe në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Rafineria e naftës në Ballsh ka vite që has probleme keqmenaxhimi edhe pse është një nga sektorët kyç të ekonomisë së vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>