
Naftëtarët e Ballshit do të tentojnë sërish sot të hyjnë në ambientet e rafinerisë.
Pas përplasjave me policinë një ditë më parë, të mërkurën, naftëtarët janë shprehur të vendosur për të hyrë në rafineri dhe për të treguar se godinaështë e rrezikshme për shëndetin e banorëve të qytetit për shkak të kimikateve dhe naftës bruto që qëndron e mbyllur prej një viti.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka treguar vendosshmëri për të hyrë në ambientet e uzinës.
Ndërkohë në një ambient tjetër, 10 naftëtarë janë në ditën e 17 të grevës së urisë.
Gjendja shëndetësore e naftëtarëve është përkeqësuar ndjeshëm, por ato shprehen të vendosur për të vazhduar me grevën, si e vetmja mundësi për të marrë rrogat e prapambetura të më shumë se një viti.