
Najada Como, drejtoresha e spitalit Covid 1 do të jetë deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij për lëvdimin e arritjeve të qeverisë në shëndetësi.
Rama u shpreh se Como do të jetë një zë në luftën ndaj kovid në Kuvend.