
Mjekja Najada Como nuk do të jetë më deputete. Como ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, sipas njoftimit të kryeministrit Rama në një komunikim për median, të mërkurën. Rama u shpreh se Como i ka kërkuar të lërë mandatin pas rritjes së numrit të të infektuarve.
“Jam i prekur nga komunikimi me doktoreshën Najada Çomo, më kërkoi të pranoja tërheqjen e saj nga roli i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik, kur Delta nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. Një shembull kuptimplotë i përgjegjësisë së lartë për detyrën”, u shpreh Rama.