Deputeti socialist Namik Dokle ka vendosur të tërhiqet nga politika në fund të këtij mandati parlamentar, pas një karriere të gjatë politike.
Zoti Dokle ka qenë një ndër politikanët më të rëndësishëm të 25 viteve të fundit. Gjatë karrierës së tij politike ai ka shërbyer ndër të tjera si Kryetar dhe nën Kryetar i Kuvendit, Zëvendës Kryeministër, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, si dhe nën Kryetar i Partisë Socialiste.
Ai është deputeti me jetëgjatë në politikën pluraliste shqiptare, duke patur dallimin që është i vetmi politikan që ka shërbyer në mënyrë të pandërprerë si deputet që nga vitin 1991.
Duket se Zoti Dokle po largohet i zhgënjyer me gjendjen politike në vend, veçanërisht me futjen në politikë të individëve që nuk kanë lidhje të natyrshme me të. Në vitin 2002 ai pati deklaruar se “një lloj grupimi njerëzish po sekuestrojnë politikën: ballerina, biznesmenë, intelektualë……”.
Në një intervistë të djeshme, ai është shprehur se situata mbetet e njëjtë edhe sot.