Fatos Nano, ish- kryeministri i vendit ka uruar 30 vjetorin e Partisë Sociqliste, në Kongresin e partisë, të shtunën.
Mesazhi i tij i plotë:
“Kam drejtuar Shqipërinë, kur PS e bëmë parti të parë në vend. Ky është përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në 30 vjet kemi ruajtur traditat më të mira, duke ecur me hapin e kohës. Jemi sot e vetmja forcë politike, duke formuar lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën, duke pasur breza që europianizojnë Shqipërinë.
Fitorja e mandatit të tretë të PS frymëmarrje për shqiptarët. Ju uroj të gjithëve suksese. Të vazhdojmë reformat, që të bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së. Do të vazhdojmë punën me korrektësi dhe kam besim se me Ramën dhe me bekimin e Zotit do të përmbushim objektivat. Të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë. Gëzuar Përvjetorin Historik”,