
Kandidati për deputet i Nismës Thurrje Napolen Laska u dërgua nga KQZ për verifikim të thelluar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ publikoi të premten rezultatet e dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Laska ka rezultuar i pastat.
Organi i Akuzës i cili krue verifikimin e thelluar për kandidatin e Nismës Thurrje, doli në përfundimin se Napoleon Laska nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pra është i pastër.
“Nuk rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formularë”, thuhet në vendim. Po ashtu vendimi thotë se Laska nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar.
“Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë. Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale”, thotë më tej vendimi.
Së fundmi vendimi thotë se Laska nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.

