Guardia di Finanza italiane ka shkatërruar këtë fundjavë në Napoli një tjetër organizatë kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.
Ende nuk ka shumë detaje rreth organizatës, por mediat italiane bëjnë të ditur se deri më tani janë arrestuar 26 persona.
Organizata shqiptaro-italiane dyshohet se trafikonte lëndë narkotike të disa llojeve, përfshirë marijuanë, heroinë e kokainë. Droga që vinte nga Shqipëria shitej më pas në Napoli e Kaserta.
Hetimet e policisë kanë nisur në majt të vitit 2016 e deri më tani ishin arrestuar 9 anëtarë të bandës dhe ishin sekuestruar 7,4 kilogramë heroinë dhe 38 kilogramë marijuanë.
Policia ka sekuestruar deri më tani pasuri të bandës që kapin vlerën e 500 mijë eurove.
Për këtë operacion të rëndësishëm të policisë italiane, pritet të mbahet dhe një konferencë për shtyp në orët në vijim.