Nard Ndoka jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, fajëson Bashën për humbjen

Nga Exit News
Nard Ndoka jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, fajëson Bashën për humbjen

Kreu i Partisë Demokristiane  Nard Ndoka njoftoi të premten largimin nga drejtimi i partisë së tij.

Ndoka nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka.

Ndoka një nga aleatët e Bashës së bashku me partitë e tjera opozitare si LZHK dhe PR.

Ai ka fajësuar Bashën për humbjen e opozitës në zgjedhje,

Ndoka tha se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në.

“I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. Një ndër gabimet ishte mos dalja në një koalicion me LSI-në. Ky është dëmi më i madh që iu bë opozitën, frymës, duke na penalizuar në raport me një kundërshtar që nuk po garonte me programe me ide, po me njerëz të lidhur me krimin, duke blerë vota”, tha Ndoka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>