Prokurori i Ekuadorit César Peña ka shpenzuar vite të tëra duke drejtuar hetimet për rritjen e numrit të vrasjeve të lidhura me bandat kriminale shqiptare, të cilat janë kthyer në drejtuesit kryesor të tregut ekuadorian të kokainës. Ai tha se është e zakonshme për lordët shqiptarë të drogës të marrin me qira një vilë në lagjen më të pasur të qytetit, të pajisur me një sistem të lartë sigurie.
“Ata shkojnë në palestër, në hotele luksoze”, tha prokurori Pena. “Ata shkojnë në lokale të shtrenja. Ata kanë shumë para.”
Qyteti i dytë më i madh i Ekuadorit, Guayaquil është pika kryesore për transportin e kokainës nga Ekuadori në Evropë, ekonomia e dollarizuar e të cilës — gjendur mes dy vendeve prodhuese kryesore të kokainës, Perusë dhe Kolumbisë— e ka kthyer atë në qendrën kryesore të bandave në vitet e fundit.
Dhe mesa duket, biznesi ka shpërthyer në Guayaquil.
Raporti i këtij viti nga Europol dhe Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës nxorri se bandat kriminale shqipfolëse kanë rol kryesor në tregun e kokainës prej 10 bilionë dollarësh të Evropës. Konfiskimet e ngarkesave në 2017 kanë arritur shifrën rekord prej 140 tonësh kub.
“Sasitë e mëdha të kokainës mund të trafikohen në Evropë përmes ngarkesave me anije, në veçanti me konteniere, që nisen nga Amerika e Jugut, sidomos nga Brazili, Kolumbia dhe Ekuadori”, shkruan raporti.
Rritja e tregtisë ka sjellë një rritje të krimit dhe dhunës në Ekuador. Vetëm në Guayaquil, vrasjet janë rritur me rreth 30 për qind gjatë një viti, duke u rritur nga 246 vdekje në periudhën janar-tetor 2018, në 338 vrasje për të njëjtën periudhë në 2019-ën.
Bandat shqiptare janë të dyshuarat kryesore pas valës së vrasjeve të lidhrua me tregtinë e drogës. Mes këtyre vrasjeve është dhe ajo e Ilir Hirit në maj 2016 dhe një tentativë për vrasje disa muaj më vonë të nipit të tij Remzi Azemi, i cili u qëllua bashkë me të dashurën e tij në një makinë sportive ndërsa po pinte cigare.
Vete Azemi u hetua për pengmarrjen e një trafikanti shqiptar droge, Fadil Kacanik, sëbashku me gruan e tij me origjinë nga Ekuadori. Ata u rrëmbyen nga vila e tyre në Guayaquil nga persona të maskuar si policë.
Ish drejtori i Shërbimeve Sekrete të Ushtrisë Ekuadoriane Mario Pazmiño tha se grupet e organizuara kriminale shqiptare kanë filluar të vijnë në Ekuador në vitet 2014-2015, të tërhequr nga mundësia për të kontaktuar direkt me kartelet kolumbine, boliviane e venezuelane të drogës.
Ai e përshkroi vendin e tij si vulnerabël për të thithur krimenelët e huaj për shkak të ekonomisë së dollarizuar e cila e bën më të thjeshtë pastrimin e dollarëve. Po ashtu dhe korurpsioni i kudogjendur lejon blerjen e dokumentave fallso lehtësisht, përfshirë edhe pasaportat.
“Është shumë e lehtë për krimin e organizuar të funksionojë këtu në Ekuador”, e mbyll bisedën ai Mario Pazmiño.
Shkëpur nga artikulli “Albanian Drug Suspect’s Banana Bonanza” i OCCRP-së. Përkthyer nga Exit News.