Nasim Haradinaj refuzon të paraqitet në Hagë

Nga Exit News
Nasim Haradinaj refuzon të paraqitet në Hagë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, nuk ka pranuar të paraqitet, të premten, në Hagë para Dhomave të Specializuara.

Ai do të deklarohej fajtor ose i pafajshëm, por sikurse ka bërë me dije avokati mbrojtës i Haradinajt ai nuk ka pranuar të paraqitet në shenjë “proteste për mënyrën se si është trajtuar”.

Më herët Haradinaj nuk ka deklaruar as fajësinë as pafajësinë në Hagë, duke thënë se Prokuroria Speciale është e korruptuar.

Të premten gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, tha se ai do të bëjë deklarim të pafajësisë në emër të Haradinajt.

Haradinaj po gjykohet në Hagë së bashku më Hysni Gucatin, Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm një muaj më parë.

Gucati, së bashku me zëvendësin e tij Nasim Haradinaj, akuzohet për pengim të drejtësisë dhe zbulimin e paautorizuar të të informacionit të mbrojtur, përfshirë këtu dhe detajet identifikuese të dëshmitarëve të mundshëm.

Gjatë periudhës prill-shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj akuzohen se kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata ‘gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë’.

Akuzat ndaj tij u bazuan në tre konferenca për shtyp të mbajtura nga OVL e UÇK-së, ku Gucati nuk ka ndërhyrë për të ndalur publikimin e emrave dhe të dhënave të banimit të dëshmitarëve të gjyqeve në Hagë, kundër drejtuesve të UÇK-së. Në këto konferenca shtypi, këta individë i janë ekspozuar rrezikut potencial për sigurinë e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>