NATO ka dëbuar tetë anëtarë të misionit të Rusisë të cilët ishin “oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”, sipas një zyrtari të NATO-s.
Ky rast shënon përkeqësimin e fundit në lidhjet Lindje-Perëndim që tashmë janë në nivelet më të ulëta të pas Luftës së Ftohtë.
Dëbimi i rusëve u raportua më herët nga Sky News, i cili tha se misioni i Moskës në selinë e aleancës në Bruksel do të përgjysmohej “në përgjigje të aktiviteteve të dyshuara malinje ruse, përfshirë vrasjet dhe spiunazhin”.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Kremlini apo ministria e jashtme ruse.
Lidhjet e Perëndimit me Rusinë mbeten të tendosura për shumë çështje, nga Ukraina tek ndërhyrja e dyshuar në zgjedhjet ruse në helmimin e vitit 2018 me një agjent nervor në Angli të agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të Misionit Rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse,” tha zyrtari i NATO-s, duke shtuar se numri i pozicioneve që Moska mund t’i dërgojë NATO-s ishte shkurtuar në 10.
“Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet e qëndrueshme. Ne kemi forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë,” shtoi zyrtari.
Agjencia e lajmeve Interfax citoi Leonid Slutsky, kreu i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët ruse të parlamentit, duke thënë se Moska do të kundërpërgjigjej.
Slutsky u citua të thoshte se pozicioni i të dërguarit të Rusisë në Bashkimin Evropian ishte aktualisht bosh dhe se masa e NATO-s do të dëmtonte dialogun midis Moskës dhe Perëndimit.
“Perëndimi po vazhdon politikën e tij të konfrontimit diplomatik me Rusinë,” tha Slutsky.
Rusia akuzon NATO -n se në mënyrë provokuese ka zgjeruar infrastrukturën e saj ushtarake më afër kufijve të saj. Aleanca thotë se është e vendosur të përforcojë sigurinë e shteteve anëtare pranë Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe mbështetjes së separatistëve në Ukrainën lindore.