NATO po përgatitet për një valë të dytë koronavirusi

Nga Exit News
NATO po përgatitet për një valë të dytë koronavirusi

NATO po përgatit një plan veprimi për një valë të dytë infeksioni, raportoi gazeta Spiegel, ditën e shtunë.

Sipas raportit, ambasadorët e NATO-s kanë vendosur javën e kaluar gjatë nje takimi sekret me sekretarin e përgjithshën, Jens Stoltenberg, për të zhvilluar një plan veprimi, me qëllim që ai të miratohet nga ministrat e mbrojtjes në qershor. Spiegel nuk e specifikon burimin e informacionit.

Stoltenberg tha gjatë takimit sekret se një përgjigje e koordinuar ndaj nëj vale të dytë infektimi do të ishte një test besueshmerie për aleancën. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu sugjeroi kryerjen e prokurimeve per mjetet mbrojtëse përmes agjencisë së prokurive të vetë NATO-s.

Ambasadorët Ambasadorë kanë rënë dakord të zhvillojnë një përgjigje afatgjatë “për përmbajtjen e pandemisë”.
Nismat vijnë pasi NATO e kuptoi se nuk ishte e përgatitur për pandeminë, për shembull kur bëhet fjalë për mbështetjen ushtarake për transportin me avion të të sëmurëve.

Vetëm pas një periudhe të gjatë paqartësie, avionet ushtarak ishin në gjendje të fluturonin mbi Evropë me një procedurë të thjeshtuar, pa leje individuale, shkruan Spiegel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>