NATO: Rusia të ndalojë përdorimin e armëve kimike

Nga Exit News
NATO: Rusia të ndalojë përdorimin e armëve kimike

Vendet anëtare të NATO-s u takuan sot “më 4 shtator” për të diskutuar mbi helmimin e kryetarit të opozitës ruse, Alexei Navalny, me një substancë nervore të kategorisë ushtarake.

Në përfundim të takimit, NATO në njoftimin për shtyp shkruan se:

Ka prova të palëkundëshme se Zoti Navalny u helmua duke përdorur një agjent nervor të shkallës ushtarake të prodhuar nga grupi Novichok.

Të gjithë Aleatët e dënuan sulmin.

Çdo përdorim i armëve kimike tregon një mosrespekt total ndaj jetës njerëzore, dhe është një shkelje e papranueshme e normave dhe rregullave ndërkombëtare.

Ata kërkojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar dhe që Rusia të ndalojë perdorimin e armëve kimike:

“Qeveria ruse duhet të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në një hetim të paanshëm, ndërkombëtar.

Ata që janë përgjegjës për këtë sulm duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë hetimin e plotë të programit Novichok për OPCW”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Rusisë që të bashkëpunojë plotësisht me një “hetim të paanshëm” të udhëhequr nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) në helmimin e dyshuar të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

NATO pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent.

Gjermania më 2 shtator tha se nga analizat u provua se Alexei Navalny u helmua me një substancë nervor Noviçok.

Navalny, 44 vjeç, u sëmur kur po udhëtonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht. Avioni i tij bëri ulje të detyruar në Omsk, ku ndenji për dy ditë në siptal, përpara se të largohej për në Gjermani.

Ai tani është në gjendje kome në spitalin “Charite” në Berlin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>