Navalny apelon vendimin për zgjatjen e paraburgimit

Nga Exit News
Navalny apelon vendimin për zgjatjen e paraburgimit

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny apeloi vendimin e gjykatës për zgjatjen e paraburgimit të tij deri me 15 shkurt.

“Avokatët kanë paraqitur kërkesën në gjykatë. Kërkojmë që të rrëzohet urdhri i gjykatës dhe të nxirret një vendim i ri, i cili do ta shfuqizojë mocionin për paraburgim nga shefi i Departamentit të Ministrisë së Brendshme në rrethin e Khimkit”, u shpreh njëri prej avokatëve të Navalnyt.

Navalny është dërguar në dhomë burgu në një qendër ndalimi në Moskë, pas caktimit të masës së ndalimit për 30 ditë.

Prokuroria ruse kërkoi 30 ditë burgim për Navalny, i ndaluar pas mbërritjes në një aeroport të Moskës të dielën, 17 janar.

Seanca për Navalyn u mbajt të hënën, në një gjykatë në Khimki.

Navalny, në një video nga brenda stacionit të policies ku po mbahet, e quajti seancën dëgjimore si “shkallën më të lartë të paligjshmërisë” dhe sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të Kodit Penal.

Navalny rrezikon të dënohet 3.5 vite burg pas akuzohet se ka shkelur kushtet e një lirimi me kusht pasi ishte dënuar më parë me burg.

Rreth 200 qind mbështetës të Navalny u mblodhën jashtë stacionit të policisë në temperatura minus 18 gradë Celsius dhe kërkuan që ai të lihej i lirë.

Navalny u kthye në Rusi të dielën, 17 janar, nga Gjermania ku u kurua pas helmimit.

Navalny u helmua verën e kaluar nga ajo që testet gjermane treguan se ishte agjent nervor Noviçok, një pretendim që Kremlini e hedh poshtë.

Aeroplani i Navalny nga Berlin devijoi në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit, një përpjekje që ka gjasa të ketë pasur synim të pengojë gazetarët dhe mbështetësit që e prisnin atë.

Navalny dërgohet në qendër ndalimi për 30 ditë

Nga Exit News19-01-2021 në 12:40
Navalny dërgohet në qendër ndalimi për 30 ditë
Lideri e opozitës ruse, Alexei Navalny është dërguar në dhomë burgu në një qendër ndalimi në Moskë, pas caktimit të masës së ndalimit për 30 ditë.

Prokuroria ruse kërkoi 30 ditë burgim për Navalny, i ndaluar pas mbërritjes në një aeroport të Moskës të dielën, 17 janar.

Seanca për Navalyn u mbajt të hënën, në një gjykatë në Khimki.

Navalny, në një video nga brenda stacionit të policies ku po mbahet, e quajti seancën dëgjimore si “shkallën më të lartë të paligjshmërisë” dhe sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të Kodit Penal.

Navalny rrezikon të dënohet 3.5 vite burg pas akuzohet se ka shkelur kushtet e një lirimi me kusht pasi ishte dënuar më parë me burg.

Rreth 200 qind mbështetës të Navalny u mblodhën jashtë stacionit të policisë në temperatura minus 18 gradë Celsius dhe kërkuan që ai të lihej i lirë.

Navalny u kthye në Rusi të dielën, 17 janar, nga Gjermania ku u kurua pas helmimit.

Navalny u helmua verën e kaluar nga ajo që testet gjermane treguan se ishte agjent nervor Noviçok, një pretendim që Kremlini e hedh poshtë.

Aeroplani i Navalny nga Berlin devijoi në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit, një përpjekje që ka gjasa të ketë pasur synim të pengojë gazetarët dhe mbështetësit që e prisnin atë.

Pasi Navalny tha javën e kaluar se kishte në plan të kthehej në shtëpi, shërbimi i burgut në Moskë tha se do të bënte gjithçka për ta arrestuar sapo të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të një dënimi me me burg për përvetësim, një rast i vitit 2014 që Navalny thotë se ka prapavijë politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>