Navalny përballet me akuzë të re penale

Nga Exit News
Navalny përballet me akuzë të re penale

Figura kryesore e opozitës në Rusi, Alexei Navalny do të përballet me një akuzë të re penale teksa është duke vuajtur dënimin me burg. Navalny akuzohet për krijimin e një organizate që i ka nxitur rusët të shkelin ligjin, tha të mërkurën Komiteti Hetues në Rusi.

Navalny është duke vuajtur një dënim me burg 30 muaj për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua në janar pasi u kthye nga Gjermania, ku po kurohej nga helmimi nga një agjent nervor.

Për akuzën e re Navalny rrezikon të dënohet deri në tre vjet burg.

Aktivistë të tjerë të opozitës në Rusi janë goditur pëprara zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen në shtator.

Komiteti Hetues tha në një deklaratë se Navalny dhe aleatët e tij përdorën Fondacionin e tij Anti-Korrupsion për t’i bërë thirrje rusëve të marrin pjesë në protestat e paautorizuara në janar, të cilat autoritetet thanë se ishin të paligjshme.

Një gjykatë në Rusi shpalli Fondacionin Anti-Korrupsion të Navalny grup “ekstremist” në qershor, duke nxjerrë jashtë ligjit aktivitetin e tyre.

Komiteti Hetues njoftoi të martën një hetim të ri penal ndaj dy aleatëve të ngushtë të Navalny për mbledhjen e fondeve për rrjetin e tij politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>