Navalny transferohet në një vendndodhje të panjohur

Një postim në llogarinë e Alexei Navalny në Twitter të premten tha se ai ishte zhvendosur nga një burg në rajonin Vladimir të Rusisë dhe vendndodhja e tij nuk dihej.

Kritiku i Kremlinit ishte në karantinë në qendrën e paraburgimit Kolchugino në rajonin Vladimir në verilindje të Moskës, para se të fillonte dënimin në një koloni penale.

Avokatët e opozitarit rus, Aleksei Navalny i bën thirrje vendeve perëndimore që të kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.

“Me pretekste të ndryshme, ata nuk u lejuan të shihnin Aleksein,” thuhej në llogarinë e tij në Twitter. “Vetëm në orën 2 pasdite u thanë që Aleksei ishte larguar. Nuk pranuan të thonë se ku e çuan”.

Navalny, kritik i presidentit rus Vladimir Putin, është dërguar në burg muajin e kaluar për të kryer dy vjet e gjysmë dënim në lidhje me një rast të përfolur korrupsioni.

Ai dhe aktivistë për të drejtat e njeriut kanë thënë vazhdimisht se rasti i tij është i motivuar politikisht.

Pas lajmit për transferimin e tij, dhjetëra shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe për hetime lidhur me helmimin që i është bërë Navalnyt vitin e kaluar me agjent nervor.

Navalny është ndaluar në aeroportin e Moskës në janar, pasi mbërritur nga Berlini, ku u trajtua pas helmimit.

Disa laboratore perëndimore kanë vërtetuar se ai është helmuar me agjent nervor Noviçok në gusht të vitit 2020.

Rusia ka mohuar përfshirjen, mirëpo Navalny ka thënë se tentativa për vrasjen e tij është urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin.

Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim se, në kohën sa ka qenë Navalny në Gjermani, ai ka shkelur kushtet e një dënimi të lidhur me një rast korrupsioni.

Dënimi i tij me kusht është shndërruar në dënim me burgim, ndonëse gjyqi i ka zvogëluar kohën e burgut në 2 vjet e gjysmë.

Ndalimi i tij ka nxitur një varg protestash kombëtare dhe shtypje të mbështetësve të tij.

SHBA dhe BE  kanë dënuar helmimin dhe më pas arrestimin e Navalny-t, ndërkohë që kjo e fundit ka vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë.

Edhe Gjyakata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar më herët lirimin e tij.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>