Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e procesit gjyqësor ndaj Habilajve

Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e procesit gjyqësor ndaj Habilajve

Në gjykatën e Katanias në Itali u zhvillua dje seanca e parë gjyqësore kundrejt organizatës kriminale të Habilajve. Sipas medias italiane MeridioneWs, bëhet e ditur se Nazer Seiti, financiari i organizatës nuk do të jetë pjesë e këtij procesi gjyqësor. Arsyeja e këtij vendimi ende nuk është bërë publike.

Nazer Seiti u arrestua më 19 tetor gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis. Nazer Seiti pranoi lidhjet me vëllezërit Habilaj, vetëm ato familjare, dhe nuk pranoi të flasë për akuzat për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Pavarësisht vendimit të Krimeve të Rënda, katër prokurorë dhe gjyqtarë vendosën ekstradimin e tij, dhe nuk morën ose përfillën informacionin se i hetuari Nazer Seiti ka qënë nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në seancën e djeshme u përfshinë edhe proces verbalet e marrjes në pyetje të të hetuarve nga dy prokurorët shqiptarë të Krimeve të Rënda.

14 të hetuarit, me përjashtim të italianit Vincenzo Spampinato, kërkuan gjykim të shkurtuar. Vendimi për miratimin e gjykimit të shkurtuar, i cili do të shkurtonte me një të tretën e dënimit do të merret në 26 shtator 2018.

Lajme te ngjashme