Aktori Valter Gjoni është ndarë nga jeta të shtunën, në moshën 66-vjeç, i infektuar me Covid-19.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha djali i tij Klevis Gjoni, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Valter Gjoni njihet për rolet e tij të shumta në teatër e kinematografi, por dhe për hapjen e rreth 20 ekspozitave.
Kryebashkiaku Veliaj dhe kreu i PD-së Lulzim Basha shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Gjoni.