Ndahet nga jeta ish-kampioni i botës, boksieri Muhamed Ali

Muhamed Ali, boksieri amerikan ish-kampion i botës, u nda nga jeta dje, në moshën 74 vjeçare.

Ai vuante prej vitesh nga sëmundja e parkinsonit dhe tre ditë më parë ishte shtruar në spital pasi kishte komplikime në frymëmarrje.

Emri i tij i vërtetë ishte Cassius Marcellus Clay, por e ndërroi në Muhamed Ali kur u konvertua në fenë myslimane.

Muhamed Ali ishte i njohur jo vetëm për talentin e tij në boks. Karriera e tij mori dhe ngjyrime politike kur refuzoi të shkonte ushtar në luftën e Vietnamit në 1967-ën. Për këtë arsye atij iu hoq titulli Kampion Bote. Ai e rifitoi titullin sërish në vitin 1974 dhe u tërhoq nga boksi në vitin 1981.

Muhamed Ali njihej dhe si aktivist për të drejtat e njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>