Ndahet nga jeta ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan

Ndahet nga jeta ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ndërroi sot jetë në moshën 80 vjeçare. Sipas OKB-së, Kofi Annan ndërroi jetë në Zvicër ku dhe po kurohej për një sëmundje, nga e cila vuajti pak kohë.

Diplomati ganez njihet për karrierën e tij të gjatë në çshtjet ndërkombëtare, e veçanërisht ato lidhur me paqen.

Kofi Annan luajti një rol të rëndësishëm për lirimin e pengjeve në Irak, në vitin 1990 pas pushtimit të Kuvajtit.

Ai ka mbajtur rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së nga viti 1997 deri në vitin 2006.

Në vitin 2001, Kofi Annan, bashkë me OKB-në fituan Çmimin Nobel për Paqen për punën e mirë lidhur me ruajtjen e paqes në botë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>