Këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Lajmin e ndau me publikun vëllai i saj Tarik Pagarusha përmes një njoftimi në Facebook.
Nexhmije Pagarusha lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933. Ajo do të mbahet mend për këngët “Baresha”, “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Dallëndyshe” dhe një repertor të pasur me interpretimet e veprave klasike të Bethovenit, Puçinit e Verdit përkthyer në shqip.
Më 2018 Nexhmije Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Familja ende nuk ka bërë të ditur se kur do të zhvillohet ceremonia mortore.