Regjizori i njohur Muharrem Fejzo u nda nga jeta në moshën 87 vjecare ditën e dielë për shkak të koronavirusit. Lajmin e trishtë e dha djali i tij, artisti Joe Artid Fejzo.
Muharrem Fejzo ka realizuar komedinë e parë shqiptare “Kapedani”, e cila konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.
Gjatë karrierës së tij ai realizoi me dhjetëra filma, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979).