
Skulptori Arben Bajo ka humbur jetën mëngjesin e së dielës si pasojë e Covid-19. Lajmin e bënë të ditur disa miq të tij ku shkruanin:
“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”
Bajo prej disa ditësh ishte shtruar në spital si pasojë e infektimit me koronavirus, betejë të cilën nuk ja doli ta fitonte.
Ai ishte skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Bajo ka çelur disa ekspozita brenda edhe jashtë vendit.