Deklarata e Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi se të infektuarit me Covid-19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.
E kuptoj që është problematik fakti që një pjesë e votuesve janë në izolim për shkak të COVID, por nuk do të mund të votojnë dhe ne do të respektojmë këtë”, u shpreh ai të hënën.
Kushtetuta e vendit i garanton të drejtën e pjesmarrjes në zgjedhje të gjithë qytetarëve përveç në rastin kur:
1— Shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht,
ose,
2 — Kur ligji përcakton kufizime për ata që vuajnë një dënim.
Gjithashtu, Kushtetuta parashikon se të drejtat themelore, përfshirë edhe pjesmarrjen në zgjedhje, mund të kufizohen vetën me ligj, për interes publik dhe në mënyrë propocionale.
Parlamenti nuk ka ndërmarrë asnjë ligj për të kufizuar të drejtën votës për personat e infektuar me Covid-19, si dhe nuk ka asnjë argumentim për propocinalitetin e kufizimit.
Ndërsa, Gjykata e Strasburgut ka argumentuar se është detyrë e shtetit të krijojë mundësinë e pjesmarrjes së të gjithë qytetarëve në zgjedhje.
Në çështjen Yumak dhe Sadak kundër Turqisë, GJEDNJ vendosi se shteti duhet të “trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët në ushtrimin e së drejtës së tyre për të votuar dhe të drejtën e tyre për t’u përfaqësuar në zgjedhje.”
Shembulli i fundit ishin zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku rreth 140 ekipe të veçanta me mjekë, policë dhe specialistë të zgjedhjeve mundësuan votën në banesë për të infektuarit me covid19 dhe familjarët e tyre.