Ndalohen udhëtimet Kosovë-Itali, lejohen vetëm për rastet urgjente

Nga Exit News
Ndalohen udhëtimet Kosovë-Itali, lejohen vetëm për rastet urgjente

Udhëtimet nga Kosova në Itali dhe anasjelltas janë ndaluar, njoftoi të premten  ambasada e Kosovës në Itali.

Ajo njoftoi qytetarët e Kosovës se vendimi i ri i qeverisë italiane, i cili hyn në fuqi më 6 mars, lejon vetëm rastet urgjente si për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim.

Për  t’u kthyer në Itali secili qytetar duhet të paraqes një formular ku shpjegon arsyen e kthimit , shpjegon ambasada.

Po ashtu qytetari duhet të ketë dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen e tij në Itali.

Më pas secili udhëtar duhet të qëndrojë në një karantine 14 ditore.

Nëse një udhëtar nga Kosova po kalon në Itali si transit, duhet të plotësojë një formular ku shpjegon se ku ka qëndruar në 14 ditët e fundit dhe se do të lëviz nga Italia brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes.

Deri më 27 mars lëvizjet brenda Italisë janë të kufizuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>