
Nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare për shkak të motit të keq. Lajmin e dha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke folur nga ura e Milotit.
Sipas njoftimit të policive vendore, gjendja në akses vend është:
Kukës
Si pasojë e rreshjeve të borës mjetet qarkullojnë me vështirësi në rrugën e Kombit, në tunelin e Kalimashit.
Korçë
Drejtoria e Policisë vendore Korcë ka njoftuar se mjetët mund të qarkullojnë vetëm me zinxhirë në rrugën Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht dhe Korçë-Maliq-Lozhan, Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Zvezdë-Pustec, Korçë-Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik.
Ndërsa rruga mes fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit është e pakalueshme.
Lezhë:
Aksi Balldre-Lezhë-Milot e bllokuar për shkak të borës. Firma kontraktore u vendos nën hetim për mosmirëmbajtje të rrugës.
Elbasan:
Policia vendore bënë thirrje për kujdes qarkullimit në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë.