Qeveria vendos shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 06:00 në të gjithë vendin

Nga Exit News
Qeveria vendos shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 06:00 në të gjithë vendin

Në vend nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve jashtë banesës nga ora 22:00 deri në 06:00. Baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, përveç dërgesave në shtëpi. Punonjësit e administratës këshillohet të punojnë nga shtëpia.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi të mërkurën me 11 nëntor dhe do të vazhdojnë për 3 javë.

Vendimi u njoftua nga Komiteti i Ekspertëve për koronavirusin , sot, 9 nentor, në një konferencë për shtyp. Mira Rakaçolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë njoftoi se masat u morrën si pasojë e rritjes së numrave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>