Ndaloni hidrocentralet në Vjosë — Banorët nisin mbledhjen e fondeve për energji diellore

Nga Exit News
Ndaloni hidrocentralet në Vjosë — Banorët nisin mbledhjen e fondeve për energji diellore

Banorët e fshatit Krutë dhe tre organizata ndërkombëtare mjedisore, EcoNature, Riverwatch dhe Euronatur kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për vendosjen e paneleve diellore për krijimin e energjisë diellore me qëllim shpëtimin e lumit Vjosa.

Banorët e fshatit Kutë shpresojnë që përmes këtij projekti të shpëtojnë jetët, shtëpitë e tyre dhe Lumin Vjosa nga hidrocentralet.

Ndërtimi i hidrocentraleve mbi lumin Vjosa, veçanërisht ai i Poçemit dhe i Kalivaçit, do të ndikojnë negativisht dhe në mënyrë të pakthyeshme rrjedhën e lumit të fundit të egër të mbetur në Europë.

Plani i qeverisë për të ndërtuar hidrocentrale mbi lumin Vjosa, prej disa vitesh, është kundërshtuar nga qytetarët, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe dhjetëra organizata ndërkombëtare mjedisore.

Kështu:

Në vitin 2016 tre organizatat mjedisore EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur dhe 38 qytetarë aktivistë paditën qeverinë për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë në Gjykatën Administrative.

Komisioni Europian ka shprehur vazhdimisht kundërshtinë e tij për ndërtimin e hidrocentraleve. Në Raportin e Progresit 2014, Komisioni i kërkoi qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë, pasi ato do të dëmtonin një prej ekosistemeve të fundit të paprekur dhe natyrorë të mbetur në Evropë.

Parlamenti Europian (PE) i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, veçanërisht në parqet kombëtare.

PE-ja miratoi në prill të 2016, një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën flitet, ndër të tjera dhe për shkatërrimin e parqeve kombëtare nga hidrocentralet.

Por, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe Këshillit të Europës për të mos ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, Kryeministri Rama nuk u tërhoq nga ndërtimi i tyre. Në prill 2017 u shpallën fitues të tenderit për hidrocentralin e Poçemit dy kompani turke pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste.

Pavarësisht shpalljes se kompanive fituese të tenderit, deri më tani, siç Exit.al ka shkruar vazhdimisht, çdo gjë rreth projektit është bërë në mënyrë jotransparente dhe arbitrare nga qeveria. Për më shumë lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>