Ndërkombëtarët me dy standarde për lirinë e shtypit

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Ndërkombëtarët me dy standarde për lirinë e shtypit

Pak javë më parë, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën padi kundër BIRN dhe gazetarëve Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani, si dhe ndaj të përditshmes Shqiptarja dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi për disa shkrime rreth çështjeve ligjore ku janë përfshirë çifti Gjoni-Çaushaj. Pasuria e gjyqtarit Gjoni, gjyqtari më i pasur në Shqipëri, është në shqyrtim teksa ai po përdor ndikimin e tij në pushtetin gjyqësor për të kufizuar sa më shumë hetimet lidhur me burimet e pasurisë së tij.

Gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij, sipas padisë, kërkojnë 7 milionë lekë nga BIRN dhe 4 milionë lekë nga media tjetër për “dëm moral” nën pretendimin se media ka përphapur “informacion të rremë”.

Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Ambasada e SHBA-ve mbajtën menjëherë deklarata për mbështetje kundrejt gazetarëve, dhe me të drejtë. Sidoqoftë këto institucione, por dhe të tjera, në të kaluarën kanë qenë shumë më pak të prirur të mbrojnë lirinë e shtypit, veçanërisht kur sulmet dhe paditë kanë qenë për persona më pak të kritikuar publikisht se Gjin Gjoni.

Për shembull, ndërsa Qendra Evropiane për Lirinë e Medias u zotua të mbështesë gazetarin dhe regjisorin Artan Rama në një rast të ngjashëm, për një padi ngritur ndaj tij nga kompania e ndërtimit Edil Al-It, në pronësi të disa drejtuesve të një prej televizione më të mëdha në Shqipëri, institucionet në Shqipëri nuk reaguan kundër shkeljes së lirisë së shtypit.

Në një rast tjetër, pak ditë më parë, Kryeministri Rama në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, i quajti një numër të madh gazetarësh “kazan mediatik” dhe “kosh”, përfshirë Blendi Fevziun, Sokol Ballën, Ylli Rakipin, Armand Shkullakun, Andi Bushatin dhe Artan Hoxhën. Gazetaret e vetme ndaj të cilëve Kryeministri kishte respekt apo i kishte mikesha ishin Eni Vasili dhe Ilva Tare.

Ku janë ndërkombëtarët kur kryeministri personalisht fyen gazetarët, e sidomos në mes të fushatës zgjedhore?

Duket se liria e shtypit mbrohet vetëm kundër atyre që së shpejti do të jenë subjekt i verifikimit gjyqësor, ndërsa kompanitë dhe politikanët janë ende të lirë të sulmojnë dhe të frikësojnë këdo që i pëlqejnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>