Ndërkombëtarët përshëndesin arritjen e marrëveshjes për reformës zgjedhore

Ndërkombëtarët përshëndesin arritjen e marrëveshjes për reformës zgjedhore

Zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të marrëveshjes.

“Kjo reformë adreson një kusht kyç të nisjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ndaj e sjellin Shqipërinë një hap më pranë unionit.” – shkruan deklarata.

Këtë mesazh dha edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

OSBE/ODIHR ka vlerësuar gjithashtu kompromisin e të gjitha partive politike të përfshira në këtë proces.

“Tashmë kjo marrëveshje duhet shkruar në ligj, të miratohet dhe implementohet. ODIHR është gati për mbështetjen e procesit të reformës elektorale.” – shkruan drejtoresha e ODIHR, Ingibjorg Solrun Gisladottir.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim parashikoi kritika për marrëveshjen e reformës si e pamjaftueshme.

“Por po ta shikojmë në një kuadër të gjerë, kjo është një gjë për të cilën shpresoj se të gjithë do të japin mbështetjen e tyre më pas.” – tha Kim në përfundim të mbledhjes me Këshillin Politik.

Por ambasadori i Britanisë së Madhe sheh ende një sfidë përpara në këtë rrugë.

“Ky është vetëm fillimi dhe tashmë ka rëndësi vetëm implementimi. Nëse shpirti i kompromisit që pamë sot do vijojë atëherë edhe implementimi do të shkojë shumë mirë.” – tha ambasadori Duncan Norman.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>