
Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar largimin nga puna të mjekëve specializantë në sektorin publik dhe privat për qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.
Për shkak të krizës së pandemisë, mjekët specializantë u rekrutuan në shërbimin mjekësor shtetëror. Atyre iu lidhën kontrata dhe u paguan gjatë kësaj periudhe.
Me lehtësimin e situatës së pandemisë në spitale, Ministria e Shëndetësisë kërkon tashmë që të ndërpriten kontratat me mjekët specializantë dhe të nisin aplikimet për mjekët e rinj që kanë përfunduar shkollimin.
Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) në këto 4 qarqe duhet të informojnë drejtorinë qëndore të OSHKSH për vendet e lira të krijuara pas largimit të specializantëve.
Aplikimi për vendet e lira në sektorin shtetëror në shëndetësi bëhet përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”