Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Koplik – Shkodër.
Viktika ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë.
Shoferi 26-vjeçar është arrestuar ndërsa mediat raportojnë se ai është polic.