Sportisti Klavio Meça ka ndërruar jetë, të dielën, në moshën 24 vjeçari.
Lajmin për vdekjen e tij e dha trajneri i notit nga Kosova, Astrit Halili.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së sportistit të ri nga Fushë Kruja. Burimet e para kanë raportuar se shkaku i vdekjes mund të jetë ataku kardiak.
Klavio Meça ka përfaqëusuar vendin në dhjetra gara ndërkombëtare të notit.
Në Kampionatin Botëror në Hungari, Meça vendosi rekord të ri kombëtar në not ‘400 metra stil i lirë’.