Ndërtimet i heqin Liverpulit statusin si trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO

Ndërtimet i heqin Liverpulit statusin si trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO

UNESCO ka vendosur t’i heq Liverpulit statusin e lakmuar si trashëgimisë botërore e mbrojtur, për shkak të asaj që e cilësoi një “humbje të pakthyeshme” të vlerës historike të moleve Viktoriane.

Në një takim të mërkurën në Kinë, organizata e trashëgimisë citohet nga The Guardian duke justifikuar vendimin me shkatërrimin që ndërtimet e dendura kishin shkaktuar në vlerat e jashtëzakonshme historike të qytetit.

Liverpuli bëhet vendi i tretë në 50 vitet e fundit që humbet statusin e trashëgimisë, pas Shenjtërores Arabe Oryx në Oman në 2007 dhe luginës së Dresdenit të Elbës në Gjermani në 2009.

Liverpool e fitoi këtë statusin në vitin 2004, për shkak të rolit si një fuqi e madhe tregtare gjatë perandorisë britanike dhe për bukurinë unike arkitektonike të bregdetit të saj të ujit.

Liverpuli u paralajmërua për humbje të statusit qysh në 2012, kur UNESCO konstatoi se zhvillimi kishte ndryshuar horizontin e qytetit dhe po shkatërronte vlerat e moleve të ndërtuara përgjatë brigjeve të qytetit pothuajse dy shekuj më parë.

Unesco radhiti mes projekteve që më shumë kanë dëmtuar qytetin, si Liverpool Ëaters, një projekt 5.5 miliardë paund nga Peel Group për të transformuar pjesë të qytetit të pandërtuara.

Kjo çoi në një “përkeqësim serioz dhe humbje të pakthyeshme” të vlerës universale të zonës, së bashku me “humbje të konsiderueshme të autenticitetit dhe integritetit”, sipas UNESCO-s.

LEXO  Ministria e Kulturës përgatit dosjen për futjen e xhubletës ndër veprat e ruajtura nga UNESCO

Njësoj edhe për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit buzë lumit Everton, që pritet ta përkeqësojë situatën më tej.

Këshilli bashkiak i qytetit u shpreh i zhgënjyer dhe bëri me dije se ka ndërmend ta apelojë vendimin.

Në fakt, një tjetër vendim i dalë prej takimit të radhës të Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore në Kinë ishte miratimi i një rezolute për ndërprerjen urgjente të punimeve në Bypass-in e Gjirokastriës.

Exit News është ndër mediat e para që ka shkruar për projektet e dëmshme në Gjirokastër, tw filluara pa lejen e UNESCO-s dhe që rrezikojnë statusin e tij. Për më shumë lexoni këtukëtukëtukëtukëtukëtukëtukëtu.

Statusi si trashëgimi botërore u jep vendeve historike, përveç njohjes dhe prestigjit, edhe akses në financim e ruajtje nga UNESCO, si dhe mbrojtjen e OKB-së në rast lufte.

 

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme