Ndërtimet pa leje, nën hetim 5 zyrtarë dhe 32 persona në qarkun e Kukësit

Nga Exit News
Ndërtimet pa leje, nën hetim 5 zyrtarë dhe 32 persona në qarkun e Kukësit

Disa orë pasi kryeministri Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, 32 persona janë vënë nën hetim në qarkun e Kukësit.

Policia e Kukësit ka çuar në prokurorinë e rrethit dosjen ku akuzohen për ndërtim pa leje 32 persona dhe për shpërdorim detyre 5 zyrtarë, pjesë e bashkive të qarkut Kukës apo Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit.

Zyrtarët akuzohen se kanë krijuar mundësitë që këta persona të ndërtojnë pa leje.

Mes tyre janë Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Has, kryeinspektori i IKMT në qarkun Kukës dhe dy kryeinspektorët e IMT të bashkisë Kukës dhe Tropojë.

Të 37 personat po hetohen në gjendje të lirë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të nisë prishja e ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil dhe theksoi se nuk do të ketë tolerancë nga ana e agjencive ligjzbatuese dhe atyre të mbrojtjes së territorit.

Lajme te ngjashme