Ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Vjosa, më shumë kosto financiare se sa përfitime

Nga Exit News
Ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Vjosa, më shumë kosto financiare se sa përfitime

Ndërtimi i dy hidrocentraleve (HEC) të mëdha në lumin Vjosë ka më shumë kosto se përfitime nga një analizë që përllogarit një dëm rreth 500 milionë euro.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjegua rreziku nga ndërtimi i HEC-eve në lumin Vjosë, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë ky gjallojnë rreth 140 specie të mbrojtura dhe 40 të shpallura në rrezik ndërkombtarisht.

Përgjatë Vjosës, janë planifikuar 8 diga ndërsa 23 HEC-e të vegjël në degët e saj. Megjithatë dy hidrocentrale janë rreziku kryesor i Vjosës, i Poçemit dhe Kalivaçit të cilët janë me diga dhe që krijojnë rezervuarë të mëdhenj duke përmbytur shumë hapësira përqark dhe duke ndryshuar përfundimisht gjithë rrjedhën e Vjosës, të paktën rrjedhën e mesme dhe të poshtme.

Për momentin, punimet në të dy këto HEC-e është pezulluar. Në vitin 2020, Ministria e Mjedisit nuk i dha lejen mjedisore koncesionarit të HEC-eve që i kishte dhënë më parë lejen në vitin 2017.

Çështja është në Gjykatën e Apelit pasi Shkalla e Parë i dha të drejtë qeverisë.

Ndërtimi i hidrocentraleve do të prishë jo vetëm gjëndjen natyrore të Vjosës por do të ketë pasoja të rënda për botën bimore dhe të gjallesva, do të ndryshojë aktivitetin ekonomik të zonës dhe mbi të gjitha do të shkatërrojë potencialin turistik të zonës.

Diga e Kalivaçit është projektuar 47 metra e lartë dhe llogaritet që do të përmbysë 1700 hektarë ose afërsisht 17 kilometra katrorë.

HEC-i i Poçemit do të ketë një digë 30 metra të lartë që do të përmbysë rreth 2000 hektarë ose rreth 20 kilometra katrorë.
Instituti i Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kanadasë ka kryer një studim në vitin 2020 për Vjosën ku ka përllogaritur dhe krahasuar kostot dhe përfitimet financiare që sjell ndërtimi i këtyre dy HEC-eve.

Sipas tyre HEC-i i Poçemit do të ketë 233 milionë euro kosto më shumë se përfitime ndërsa i Kalivaçit 321 milionë euro kosto.

Vetëm dëmi në bujqësi nga dy HEC-et llogaritët në 174 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>