Ndëshkim me burg për këdo që merr në makinë pensionistë

Nga Exit News
Ndëshkim me burg për këdo që merr në makinë pensionistë

Nga 6 prilli do të ketë kufizime të ashpra me gjobë dhe heqje lirie për këto që merr në makinë persona të paautorizuar apo pensionistë.

Masat e reja i lajmëroi kryeministri Rama në një komunikim live në Facebook. Tre masat janë:

 – Marrja në makinë të familjarëve apo personave të tjerë të paautorizuar do të ndëshkohet me disa vite heqje patente, sekuestrim të makinës dhe heqje lirie për drejtuesin e makinës.

 – Marrja në makinë e një pensionisti do ndëshkohet.

 – Hapja e aktiviteteve të ndaluara do të dënohet me burg dhe sekuestrim të mallrave dhe automjeteve.

Kryeministri njoftoi se do të zgjerohet koha e lejuar për bërjen e pazarit nga 60 minuta në 90 minuta, madje do të lejohet dhe lëvizja me makinë personale, por kushdo që do të thyejë masat e tjera do të ndëshkohet rëndë.

Rama tha se qeveria po përgatit planin për lehtësimin e masave shumë ngadalë në mënyrë që të mos çohen dëm rezultatet e arritura deri tani me masat kufizuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>