Zëvendës Ndihmës Sekretari Yee: Ballkani duhet të ketë kujdes nga Rusia

Zëvendës Ndihmës Sekretari Yee: Ballkani duhet të ketë kujdes nga Rusia

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee i kërkoi vendeve të Ballkanit të jenë të kujdesshme nga ndërhyrjet e Rusisë në politikën e brendshme.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, diplomati Yee theksoi rastin e Malit të Zi ku “siç tregojnë të gjitha të dhënat, Rusia ndërhyri për të përmbysur një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.”

“Vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë shumë të kujdesshme, duhet të ndjekin me vëmendje se ç’bën Rusia. Edhe ne [SHBA-të] po bëjmë të njëjtën gjë”, u shpret Zoti Yee.

Zyrtari amerikan tha se SHBA-të janë të angazhuara për të mbështetur Ballkanin drejt reformave për forcimine këtyre vendeve që do t’i afronin ato më pranë BE-së:

“Po marrim masa aty ku mundemi që të forcojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, përballë ndikimeve me synime keqdashëse, qoftë nga Rusia apo burime, vende dhe faktorë të tjerë.”

 Gjatë muajit të fundit Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin serb Vuçiç dhe vizitoi Malin e Zi. Këto vizita, sipas Yee, tregojnë angazhimin e SHBA-ve në Ballkan.

Ai theksoi se pavarësisht ndasive, SHBA-të do përpiqen të bashkëpunojë me Rusinë në fusha me interes të përbashkët siç është anti-terrorizmi, por në çështje për të cilat dy qeveritë kanë pikëpamje të kundërta, “Shtetet e Bashkuara, do të mbrojnë me shumë vendosmëri interesat dhe vlerat e tyre dhe aleatëve të tyre.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>