Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker takon Ramën dhe Bashën

Nga Exit News
Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker takon Ramën dhe Bashën

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker u takua sot, 30 qershor me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ai shoqërohet nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Qëllimi i takimeve është diskutimi i marrëdhënieve SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë. Ardhja e Reeker vjen disa ditë pasi BE bllokojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Reeker vjen në kuadër të një turi që ai do të zhvillojë në Europë sëbashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, ata do të udhëtojnë drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

Pas Shqipërisë, Reeker do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Më 1 korrik, ai do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, në Ohër. Aty Reeker pritet të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Philip T. Reeker drejton Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) të ngarkuar me zbatimin e politikës së jashtme amerikane në Evropë dhe Euroazi dhe me këshillimin e Nënsekretarit për Çështjet Politike për çështje që lidhen me misionet diplomatike brenda kësaj zone.

Nënsekretari për Çështjet Politike është pozicioni i katërt më i lartë në DASH.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>