Ndihmës Sekretari i Shtetit Yee: Nuk ekziston projekti i Shqipërisë së Madhe

Ndihmës Sekretari i Shtetit Yee: Nuk ekziston projekti i Shqipërisë së Madhe

një intervistë për Evropian Western Balkans, Zëvendës Ndihmës Sekretar i SHBA-ve Hoyt Yee ka folur për ndikimin e Rusisë në politikën dhe ekonominë e vendeve të Ballkanit. Ndër të tjera ai ka folur edhe për projektin e Shqipërisë së madhe. Përfaqësuesi i qeverisë amerikane Yee u shpreh se:

Së pari, unë nuk besoj se ka ndonjë lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe apo ndonjë dëshirë të shqiptarëve etnikë kudo ku ka popullsi shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi apo Shqipëri, për tu bashkuar dhe për tu kthyer në një vend të ri, në një lëvizje ose në një forcë në Ballkanin Perëndimor.

Politika zyrtare dhe unë besoj se politika e sinqertë e partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është integrimi në Bashkimin Evropian, hyrja në NATO kur është e mundur si pjesë e vendit ku bëjnë pjesë dhe jo ndryshimi i kufijve, jo si një entitet shumëkombësh, por duke ruajtur sovranitetin e kufijve të vendeve të tyre.

Unë e di se ka pasur disa retorika, ne besojmë se janë retotika të papërgjegjshme dhe provokuese nga disa politikanë në rajon të cilat nuk kanë qënë konstruktive dhe kanë ngritur dyshime. Ne e kuptjmë që, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, ka disa parrulla dhe deklarata të cilat mund të nxirren jashtë kontekstit të fushatës elektorale. Kjo jo për t’i justifikuara ato apo për t’i falur.

Ne sigurisht kemi ngritur zërin kundër kësaj retorike, si privatisht ashtu edhe publikisht. Gjithashtu, do të thoja se është e rëndësishme të reagohet, dhe fjalët e politikanëve të mos merren shabllon, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Ajo çfarë është e rëndësishme për të gjitha vendet është të respektohet sovraniteti i vendeve fqinje, të punohet bashkarisht për të zgjidhur çdo keqkuptim ose konflikt të mundshëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit dhe jo të reagohet menjëherë përmes medias.

Kryesisht, besimi jonë është se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë një dëshirë të pastër për të lëvizur drejt integrimit në Evropë, shumë nga këto vende dhe në NATO.

Të gjithë kryetarët e shteteve e kuptojnë se kjo nuk do të ndodhë përmes ndryshimit të kufijve. Ndryshimi i kufijve do të ishte rrezik për kthimin mbrapa të çdo përpjekje, kombëtare ose jo, për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>