Diplomati amerikan Reeker: Të zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Europa e sheh Ballkanin me syrin e shekullit 19

Diplomati amerikan Reeker: Të zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Europa e sheh Ballkanin me syrin e shekullit 19

Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë Philip Reeker deklaroi sot se disa drejtues shtetesh të Europës ende e shohin Ballkanin me syrin e shekullit 19. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara u zhgënjyen nga vendimi i Këshillit Evropian për refuzimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi të zhgënjyer ashtu sikur se dhe Sekretari i Shtetit Pompeo e bëri të qartë, për shkak se Europa refuzoi të hapte negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Është zhgënjyese që disa drejtues të shteteve europiane  kanë një qasje të shekullit 19 për Ballkanin Perëndimor.”

Zoti Reeker shtoi se SHBA-të kanë mbështetur reformat që këto vende kanë marrë dhe se këto reforma janë në interes të vendeve dhe gjithashtu të Europës.

“Ne i kemi mbështetur reformat që këto vende kanë ndërmarrë dhe përparimi i tyre është në interes të këtyre dy vendeve dhe të Europës”

Phillip Reeker është diplomat amerikan, i cili shërben si Ndihmës Sekretar Shteti në detyrë për çështjet e Europës dhe Euroazisë që prej marsit të 2019. Ai zëvendësoi Wess Mitchell, i cili dha dorëheqjen nga ky pozicion në fillim të këtij viti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>