Ndikimi i Aeroportit të Vlorës në Lagunën e Mbrojtur të Nartës në Shqipëri

Nga Alice Taylor
Ndikimi i Aeroportit të Vlorës në Lagunën e Mbrojtur të Nartës në Shqipëri

Habitati dhe ekzistenca e shpendëve migrues në Lagunën e Nartës në Shqipëri tani janë në rrezik për shkak të planeve për të ndërtuar Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Në shkurt, dhjetëra organizata mjedisore lokale dhe ndërkombëtare i shkruajtën një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama duke shprehur shqetësimet e tyre mbi projektin. Ata thanë se do të shkaktonte “dëm të pakthyeshëm në ekosistemin e Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë“.

Ata shtuan se një investim i tillë do të sillte modele të zhvillimit të pakontrolluar dhe të paqëndrueshëm, që rrezikojnë të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme vlerën natyrore dhe burimet e zonës.

Bashkimi Ndërkombëtar i Ruajtjes së Natyrës (IUCN) e ka renditur rajonin si një peizazh të mbrojtur të Kategorisë së V. Kjo do të thotë se ai ka një karakter të veçantë dhe të çmuar për sa i përket tipareve të saj ekologjike, biologjike, kulturore, estetike dhe të tjera.

Ajo është gjithashtu në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura Shqiptare, është një Zonë e Rëndësishme për Zogjtë dhe një Zonë Kryesore e Biodiversitetit. Pothuajse plotëson kriteret për t’u klasifikuar si një ligatinë me rëndësi ndërkombëtare.

Madje është nominuar nga qeveria si një vend kandidat për Rrjetin Smerald sipas Konventës së Bernës.

Shqipëria është nënshkruese e Marrëveshjes për ruajtjen e Zogjve Ujorë Migrues Afrikano-Euroaziatik (AEËA) që lidhet me 92 specie të gjetura në Nartë.

Më shumë se 200 specie të tjera monitorohen në zonë, dy të tretat e të cilave mbrohen nga konventat ndërkombëtare dhe dhjetëra të tjerë janë të rrezikuar.

Por kjo nuk i ka ndalur planet për ndërtimin e aeroportit.

Në letrën e dërguar nga 36 organizata, vërehet gjithashtu se vendimi i qeverisë potencialisht shkel një numër të ligjeve kombëtare, ndërkombëtare dhe direktivave të BE-së për ruajtjen e botës së egër.

Për më tepër, zona është një pjesë e rëndësishme e Flyway Adriatik, në të cilën qindra mijëra zogj ushqehen dhe strehohen gjatë sezonit të migrimeve.

Zogjtë si pelikanët, çafkat, pulëbardhat dhe flamingot janë aq të mëdha sa të vënë në rrezik sigurinë e avionëve dhe njerëzve në rast përplasjesh.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha për Euroneës “Duhet ta kemi të qartë se është një ekzistuese dhe është vetëm një ide për të ndërtuar një të ri. Është e rëndësishme të zhvillohet turizmi. Ne jemi 100% të sigurt që aeroporti i ri do të jetë në përputhje të plotë me të gjitha rregullat e zonave të mbrojtura. ”

Qëndrimi i qeverisë është se, për shkak se dikur ishte një aeroport ushtarak, ndryshimi i tij në një aeroport ndërkombëtar nuk do të sjell asnjë ndryshim.

Ai shtoi se aeroporti nuk po ndërtohet në zonë të mbrojtur, por nuk adresoi çështjen e të qënurit në mes të rrugëve migratore.

Kur u bë presion mbi ndikimin në mjedis dhe protestat ndërkombëtare, Klosi tha “natyrisht ne do të flasim me ekspertët. Ne jemi duke pritur studimin mjedisor për mënyrën se si do ta ndërtojmë më mirë aeroportin. ”

Por ekspertët e botës së egër thonë se kjo nuk mjafton.

Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri tha që aeroporti bie ndesh me ligjin lokal, në veçanti, ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”.

Ajo shtoi se qeveria po luan me mungesën e vendeve të punës dhe varfërisë midis vendasve, për të grumbulluar mbështetje për projektin. Kjo pavarësisht nga fakti se këto janë “dy probleme që nuk janë adresuar kurrë nga kjo qeveri apo të mëparshmet“.

Për më tepër, aeroporti nuk do të ndihmojë në këtë aspekt, popullata lokale do të vazhdojë të jetë e varfër, ndërsa të tjerët do të fitojnë në kurriz të tyre. Mund ta dëshmoni këtë teksa vizitoni fshatin Rinas. Komuniteti lokal vazhdon të jetë i dobët, pavarësisht nga afërsia me aeroportin dhe, për më tepër, ata vuajnë nga ndotja e madhe mjedisore përreth shtëpive të tyre,”shtuan ata.

Ata janë të bindur që projekti nuk duhet të vazhdojë pasi do të krijojë një precedent shqetësues për zonat e tjera të mbrojtura të vendit.

Kryetari i bashkisë Dritan Leli, duke imituar qeverinë, argumentoi gjtihashtu se dikur ishte një aeroport.

Kjo pavarësisht nga fakti se ai ndaloi së qeni aeroport në vitet ’90 dhe nuk po merrte fluturime ndërkombëtare nga linja të mëdha pasagjerësh disa herë në ditë. Leli tha se dëshiron që të ndërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Aeroporti do të ndërtohet nga Mabetext Group, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, YDA Group, dhe grupi 2A me një investim prej 103.9 milion EUR.

Nëse aeroporti dështon ose nuk përmbush pritshmëritë, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 138 milion EUR nga xhepat e tyre.

Kontrata thotë se projekti mbart rreziqe të larta sepse është një aeroport që po ndërtohet nga e para në një zonë të gjelbër dhe është e pamundur të parashikohet trafiku.

Ai gjithashtu thekson që një konsulent i kontraktuar nga Autoriteti Kontraktues parashikoi një normë të ulët kthimi prej vetëm 9.23%.

Për shkak të kësaj, qeveria shqiptare do të marrë një “garanci të ardhurash” që do të thotë se ata do të paguajnë konsorciumin fitues nëse aeroporti dështon. Kontrata përcakton që konsorciumi do të marrë 9.6 milion EURO në vitin e katërt të kontratës (viti i parë i funksionimit), duke u rritur në 18.6 milion në vitin e 13-të.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme